VSRE

"pritet përgjigje shumë e shkurtër" (very short reply expected)

Çfarë është?

VSRE nënkupton "pritet përgjigje shumë e shkurtër".

Eshtë një mënyrë që të informoni marrësit e mesazhit tuaj elektronik se ata duhet të përgjigjen me një përgjigje të shkurtër (zakonisht një deri pesë fjalë).

Disa përgjigje të VSRE mund të jenë "Po", "Jo", ose "Të Martën", ose "Dërgoni më shumë informacion".

Ky nuk është një standard, por vetëm një marrëveshje e thjeshtë, ashtu siç është FYI, ose RSVP.

Pse?

Ne të gjithë marrim shumë mesazhe në postën elektronike. Në shumicën e rasteve një përgjigje me mirësjellje mund të kërkojë shumë kohë.

Por kjo nuk duhet të ndodhë.

Kur dikush ju dërgon një email me "VSRE" në subjektin ose si pjesë e mesazhit, ai/ajo është duke pritur një përgjigje shumë të shkurtër.

"Kërkohet" ose thjesht "E Mirëpritur"?

Kjo ishte një nga pikat e debatuara në diskutimin origjinal në HN: është marrësi i një email-i me shënimin VSRE i lirë të zgjedhë një përgjigje shumë të shkurtër ose një përgjigje të zgjeruar?

Përgjigja është që marrësi pritet të japë një përgjigje të shkurtër.

Arsyeja është që nëse VSRE tregon që është në dorë të marrësit për të vendosur, marrësi do kishte dy opsione:

  1. një përgjigje të gjatë, të sjellshme, që është e përafërt me mënyrën aktuale të komunikimit.
  2. një përgjigje shumë të shkurtër, paksa e pasjellshme për disa

VSRE ju ndihmon duke mos ju bërë pjesë e një vendimarrje të tillë. Pra, nga ju pritet një përgjigje e shkurtër.

A doni të jepni një përgjigje të gjatë? Jeni të lirë që ta bëni, në fund të fundit njerëzit nuk komunikojnë duke përdorur protokolle të përcaktuara mirë. Por mbani në mend se dërguesi nuk është në pritje të një përgjigje të gjatë.

Përdoreni në temën e mesazhit tuaj elektronik.

Tema e mail-it tuaj është vendi më i mirë për të vendosur shënimin VSRE, gjë që do ndihmojë marrësin e email-it tuaj që të kuptojë shumë shpejt që mund të përgjigjet me një përgjigje shumë të shkurtër.

Shtojeni në nënshkrimin tuaj e-mail

Një mënyrë efektive për të përhapur VSRE, dhe për ti treguar personave që shkëmbeni email që ju dëshironi të merrni përgjigje të etiketuara VSRE-thjesht shtoni mesazhin e mëposhtëm në nënshkrimin tek email-et tuaja.

===============================================================
I mirëpres mesazhet me VSRE. Mëso më shumë në http://vsre.info/
===============================================================

Çfarë ndodh në qoftë se marrësi nuk di se çfarë nënkupton VSRE?

Shih më sipër, "shtojeni në nënshkrimin tuaj e-mail". :-)

Historia.

Ideja u përshkrua fillimisht në blog.vrypan.net, dhe krijoi një diskutim të gjatë tek news.ycombinator.com dhe një bisedë në rrjete të ndryshme sociale si Twitter, Facebook dhe Google+. Një ditë më vonë, kjo faqe u krijua.

VSRE më shpëtoi jetën, si mund të të falënderoj?

Thjesht krijo një lidhjë në këtë faqe. Ndihmo promovimin e iniciativës duke informuar miqtë dhe bashkëpunëtorët :-)